LAJME

OVL-UÇK nis Peticionin Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

OVL-UÇK nis Peticionin Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2026, 10:50

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, përmes një njoftimi në Facebook, kanë bërë të ditur se nga sot ka filluar Peticioni Kombëtar drejtuar Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Ky peticion është një thirrje e hapur qytetare në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të ish-krerëve të saj që po përballen me procesin në Hagë, në mbrojtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare dhe të dinjitetit të saj”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata i kanë ftuar të gjithë qytetarët dhe bashkëkombësit kudo që ndodhen që t’i bashkohen këtij peticioni, ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë atë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika