LAJME

OVL-UÇK në Sharr ndan mirënjohje për kontribuesit e lirisë dhe pavarësisë

OVL-UÇK në Sharr ndan mirënjohje për kontribuesit e lirisë dhe pavarësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shkurt 2024, 19:25

Dega në Sharr e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka dhënë disa mirënjohje për ish-luftëtarë të UÇK-së dhe jo vetëm.

Organizimi është bërë për nder të ditës së pavarësisë.

Mirënjohjet janë ndarë për dhjetëra veteranë të UÇK-së nga komuna e Dragashit, të cilët kanë dhënë kontribut për liri dhe pavarësi.

“Do të vazhdojmë të i nderojmë edhe veteranët tjerë ku brenda dy vite do tu jepet mirënjohje të gjithë veteraneve të komunës tonë edhe në këto festa:

5  Maj Dita e Dëshmoreve

15  Qershor Dita e Çlirimit

28  Nëntor Dita e Flamurit

30 Dhjetori Dita e Veteranit” thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së në Sharr.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika