LAJME

OVL-UÇK letër Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

OVL-UÇK letër Haxhiut: Siguroni mjetet financiare për mbrojtjen e pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Korrik 2025, 16:22

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së i ka drejtuar një letër ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku kërkon sigurimin urgjent të mjeteve financiare për të mbështetur mbrojtjen juridike të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në letrën e dërguar, organizata shpreh shqetësimin e saj për mungesën e përkrahjes institucionale financiare për përballimin e kostove të mbrojtjes ligjore për të akuzuarit.

“Proceset që po zhvillohen në Hagë ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së përfaqësojnë jo vetëm individët, por edhe historinë e drejtë të luftës sonë çlirimtare. Mbrojtja adekuate dhe profesionale e tyre është një domosdoshmëri themelore e drejtësisë dhe një detyrim moral e institucional i Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë sot bëri të ditur se nga fillimi i procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara në Hagë e deri më datë 24.07.2025, janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika