- Reklama -

OVL e UÇK-së: Zhgënjyes vendimi i Speciales, ngjall shqetësime serioze për drejtësinë

OVL, SHIL, dhe SHFD të UÇK-së kanë reaguar pas rrëzimit të mocionit të paraqitur nga mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara.

Në reagimin e tyre thuhet se vendimi është zhgënjyes dhe ngjall shqetësime serioze për drejtësinë dhe paanshmërinë që, sipas tyre, kjo gjykatë pretendon ta përfaqësojë.

- Reklama -

“Kur përballë fakteve, dëshmive dhe shkeljeve procedurale mohohet edhe një shqyrtim i drejtë i mocioneve mbrojtëse, krijohet përshtypja e një procesi të njëanshëm dhe të orientuar politikisht. Qëndresa jonë nuk do të ndalet. UÇK-ja dhe drejtuesit e saj nuk kanë nevojë për mëshirë, por për një gjykim të drejtë, të barabartë dhe të bazuar në të vërtetën historike të luftës për liri. Gjykata nuk mund të mbyllë sytë para realitetit që e njeh bota se UÇK-ja ishte forcë çlirimtare”, thuhet në reagim.

Tutje i është bërë thirrje opinionit publik dhe komunitetit ndërkombëtar që të mos bien pre e narrativëve të shtrembëruara.

“Kjo gjykatë po rrezikon të shndërrohet në mjet për rishkrim të historisë, e jo në garanci të drejtësisë”, thuhet tutje në reagim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort