- Reklama -

OVL e UÇK-së reagon pasi përfaqësuesve të saj iu refuzuan vizitat në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar pasi përfaqësuesve të saj iu refuzuan vizitat te të burgosurit në Hagë.

“Me zemërim të thellë njoftojmë opinionin publik se Dhomat e Specializuara në Hagë, përmes vendimeve të pashembullta dhe të njëanshme, kanë refuzuar dy kërkesa zyrtare për vizita të përfaqësuesve të OVL UÇK-së te bashkëluftëtarët tanë të burgosur”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

- Reklama -

Nga organizata është treguar se vizita e parë ishte kërkuar më 21 prill 2025 nga Fehmi Gucati, Hysni Gucati dhe Bedri Ahmeti. Ata donin t’i vizitonin Pjetër Shalën, Jakup Krasniqin dhe Sali Mustafën. Por, kërkesa iu refuzua. E njëjtë iu refuzua edhe më 14 maj, vizita te Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

“Gjithashtu, jemi të informuar se edhe z. Rexhep Selimi ka bërë kërkesë për të lejuar këtë vizitë. Kjo kërkesë është ende në procedurë, por ne e dimë mirë çfarë përgjigjeje do të vijë një tjetër JO, e padrejtë dhe e padenjë. Kjo qasje përjashtuese, përçmuese dhe selektive, është dëshmi e qartë se Dhomat e Specializuara nuk kanë për qëllim drejtësinë, por poshtërimin e përfaqësuesve të luftës çlirimtare të Kosovës. Refuzimi i vizitave nuk është veçse një përpjekje për ta izoluar luftën tonë të drejtë edhe në kujtesë. Por kjo s’do të ndodhë kurrë! UÇK-ja nuk izolohet, nuk përkulet dhe nuk hesht!” – thuhet në reagim.

OVL-UÇK ka kërkuar që urgjentisht të tërhiqen dhe “të ndalet trajtimi çnjerëzor e politik ndaj bashkëluftëtarëve tanë”./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort