Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas mbledhjes së sotme, ka marrë vendim të mos ketë asnjë lloj bashkëpunimi me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars.
OVL e UÇK-së ka njoftuar se deri te ky vendim ka ardhur për shkak se Qeveria aktuale e Kosovës nuk ka treguar asnjëherë gatishmëri për bashkëpunim me OVL-UÇK, duke i përjashtuar nga çfarëdo forme e financimit dhe mbështetjes ligjore dhe institucionale, por vetëm “ka ofenduar, përjashtuar, linçuar dhe persekutuar nga çdo e drejtë ligjore”.





