LAJME

Osmani: Zgjedhjet mbahen me 9 shkurt 2025

Osmani: Zgjedhjet mbahen me 9 shkurt 2025
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Gusht 2024, 19:51

Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Kështu ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani e cila ka publikuar edhe dekretin për caktimin dhe shpalljen e zgjedhjeve të rregullta.

“Udhëzohet Komisioni Qendror i Republikës së Kosovës, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës në përputhje me këtë Dekret dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në dokumentin e publikuar nga presidentja Osmani.

Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar para disa ditësh liderët e disa subjekteve politike, ku ka diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika