LAJME

Osmani vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë me rastin e Kurban Bajramit

Osmani vizitoi Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë me rastin e Kurban Bajramit
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Maj 2026, 07:45

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Kurban Bajramit, vizitoi të mërkurën Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.

Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se një shtet që nuk ua kthen dinjitetin të moshuarve, humb kuptimin.

“Një shoqëri që harron të moshuarit e saj, humb shpirtin. Një shtet që nuk ua kthen dinjitetin atyre që sakrifikuan gjithçka, humb kuptimin. Sot, në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë, ndamë së bashku dashurinë e ngrohtësinë e festës së Bajramit. Është përgjegjësi njerëzore e shoqërore që askush të mos ndihet i vetmuar në vendin për të cilin dha gjithë jetën. Faleminderit për mikpritjen dhe zemrën e madhe, Hoxhë Halil Kastrati” – shkruan Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika