Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka uruar shtetin e Tajlandës për Ditën e tyre Kombëtare.
Osmani uron Tajlandën në Ditën Kombëtare: Mezi presim të forcojmë edhe më tej partneritetin tonë

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani vlerësoi lartë miqësinë e arritur mes dy vendeve, duke theksuar partnertitetin dhe bashkëpunimin edhe për të ardhmen.
“Kosova e vlerëson miqësinë që kemi ndërtuar dhe progresin që kemi arritur së bashku. Ne mezi presim të forcojmë edhe më tej partneritetin tonë, të zgjerojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe t’i afrojmë popujt tanë edhe më shumë”, ka shkruar e para e vendit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti: Kosova ofron mundësi të shkëlqyeshme për investime

Abelard Tahiri viziton Hashim Thaçin në Hagë: Ju dërgon të fala nga zemra të gjithëve që jeni në shesh

Një tjetër aksident në Vlashnje, banorët kërkojnë masa për sigurinë në trafik

