LAJME

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin

Osmani uron Milanoviqin për rizgjedhjen president i Kroacisë: Do të forcojmë partneritetin
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Janar 2025, 21:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviqin për rizgjedhjen si president i Kroacisë.

Osmani ka thënë se së bashku do të forcojnë edhe më tej partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

“Urime, i nderuari President Milanoviq, për rizgjedhjen tuaj si President i Republikës së Kroacisë. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë. Së bashku, ne do të forcojmë edhe më tej partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, ka shkruar ndër të tjera Osmani në një postim në platformën “X”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika