LAJME

Osmani uron Ditën e Komunitetit Egjiptian në Kosovë: Shteti ynë është shtëpi e përbashkët e të gjitha komuniteteve

Osmani uron Ditën e Komunitetit Egjiptian në Kosovë: Shteti ynë është shtëpi e përbashkët e të gjitha komuniteteve
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Qershor 2024, 17:05

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar ditën e komuniteti egjiptian në Kosovë duke thënë se ky komunitet është pjesë e historisë të shtet ndërtimit.

Osmani ka shtuar se Komuniteti egjiptian i Kosovës reflekton jo vetëm diversitetin e shoqërisë së Kosovës, por edhe rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit.

“Komunitetit egjiptian është pjesë e historisë së suksesit të shtetndërimit tonë, sikurse edhe e jetës institucionale”. Ka thënë Osmani.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani uron ditën e komunitetit egjiptian të Kosovës

Komuniteti egjiptian i Kosovës reflekton jo vetëm diversitetin e shoqërisë së Kosovës, por edhe rëndësinë e unitetit dhe solidaritetit.

Shteti ynë është shtëpi e përbashkët e të gjitha komuniteteve, pavarësisht dallimeve.

Komunitetit egjiptian është pjesë e historisë së suksesit të shtetndërimit tonë, sikurse edhe e jetës institucionale.

Gëzuar ditën e komunitetit egjiptian të Kosovës!

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika