LAJME

Osmani uron Begajn: Bashkë do t’i thellojmë raportet vëllazërore Kosovë-Shqipëri

Osmani uron Begajn: Bashkë do t’i thellojmë raportet vëllazërore Kosovë-Shqipëri
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Qershor 2022, 19:47

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Bajram Begajn për marrjen e detyrës së presidentit të Shqipërisë. Ajo zotuar se bashkë, të dy, do të punojnë për thellim të raporteve vëllazërore.

“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm. Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE-së”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ushtaraku Begaj u zgjodh të shtunën presidenti i ri i Shqipërisë me 78 vota pro.

Deri tash ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika