Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar vajzat hendbolliste të U18 për arritjen dhe fitoren e tyre në Uzbekistan dhe kualifikimin për Kampionatin Botëror.
Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vajzat kosovare e kanë dëshmuar edhe një herë se nuk ka kufi për atë që mund të arrijnë.





