LAJME

Osmani udhëton për në Turqi për Forumin Diplomatik

Osmani udhëton për në Turqi për Forumin Diplomatik
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2024, 10:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias, e ftuar nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Siç ka njoftuar Presidenca, gjatë forumit Osmani do të jetë folëse në panelin kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetmë: “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

Përgjatë punimeve të Forumit, Osmani do të takohet edhe me homologë nga disa vende të botës, pjesëmarrës të forumit.

Forumi Diplomatik i Antalias është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë.

Forumi i zhvillon punimet prej 1 deri më 3 mars.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika