Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Hungari me ftesë zyrtare të homologut të saj, Tamás Sulyok.
Kjo vizitë për presidenten Osmani do të organizohet me nderimet me të larta shtetërore.
Presidentet hungarez Sulyok dhe Osmani do të zhvillojnë një takim të përbashkët, e më pasë parashihet të ketë takime edhe në mes të delegacioneve të dy shteteve.
“Vizita do të nisë me një ceremoni zyrtare me nderime ushtarake, të organizuar në sheshin Kossuth Lajos në Budapest, pas së cilës të dy presidentët do të zhvillojnë një takim tête-à-tête, pasuar nga një takim ndërmjet delegacioneve respektive të dy shteteve. Në kuadër të vizitës, Presidenti Sulyok do të shtrojë drekë zyrtare për Presidenten Osmani dhe delegacionin e saj në pallatin presidencial Sándor”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.





