LAJME

Osmani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin masivisht në zgjedhje

Osmani u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të dalin masivisht në zgjedhje
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Dhjetor 2023, 17:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të dalin sa më masivisht në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi që po mbahen sot.

Shqiptarët në këto zgjedhje po garojnë me dy lista.

“Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi.

“Pjesëmarrja sa më masive e bashkëkombësve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në zgjedhjet e sotme parlamentare është kundërpërgjigja më e duhur dhe demokratike kundër politikës shoviniste të Beogradit, e cila, para syve të botës, vazhdon ta realizojë spastrimin etnik kundër shqiptarëve të Luginës nëpërmjet masave administrative. Prandaj, ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë në këto treva, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre themelore për të votuar, edhe pse kjo e drejtë e tyre vazhdon të jetë nën sulm nga regjimi në Beograd”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca./KOHA/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika