Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë punë të mirë në mbrojtjen e situatës nga tentimi i Serbisë për përshkallëzim në muajin maj.
Në një intervistë dhënë “Fox News-it” gjatë qëndrimit të saj në New York, Osmani ka përmendur aktet e agresionit serb si ai në shtator të 2023-tës në Banjskë të Zveçanit, por dhe përpjekjet e fundit për përshkallëzim tensionesh në maj të këtij viti, të cilat, sipas saj, janë menaxhuar me sukses falë bashkëpunimit edhe me aleatët e NATO-s.
“Kemi pasur një numër të shpërthimeve të papritura në vitet e fundit, si p.sh në shtator të 2023-tës kemi pasur një akt agresioni nga Serbia kundër Republikës së Kosovës. Kemi arritur ta menaxhojmë atë me anë të mbështetjes së aleatëve të NATO-s, por ka kërcënime të vazhdueshme që vijnë nga Serbia. Majin e kaluar ka pasur një tjetër përpjekje për shpërthim (nëse mund ta quaj kështu) dhe kjo Administratë ka bërë një punë të mrekullueshme për mbrojtje nga eksalimi. Presidenti gjithmonë ka qenë një lider që ka folur qartë, me forcë dhe bindje. Presidenti Trump ka qenë shumë i suksesshëm në mbrojtjen e eskalimet dhe nga e keqja”, ka shtuar Osmani.





