Presidentja Vjosa Osmani përmes një video-mesazhi ka thënë se puna për njohjen nga Siria ka nisur që në muajin prill, kur edhe ka pasur takimin e parë me homologun e saj atje.
Osmani gjithashtu paralajmëroi që në muajt e ardhshëm do të jetë edhe lajme tjera të mira për Kosovën.
“Do të ketë edhe shumë lajme të tjera të mira në muajt që vijnë, do të punojmë pa ndalur në mënyrë që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare, që ta ketë vendin që e meriton në mesin e kombeve të lira”.
“Njohja nga Siria nuk ka ardhur brenda natës, ne kemi pasur takimin e parë me presidentin e Sirisë në muajin prill dhe që nga atëherë ekipet tona janë në kontakt për të përgatitur ecjen përpara të dy shteteve tona”, u shpreh ajo.
