Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të fundit për prestigjiozen gjermane “Der Spiegel”, ka thënë se askush nuk duhet ta quajë ish-presidentin Hashim Thaçi “zagar të amerikanëve”, pavarësisht dallimeve politike që kanë pasur.
Osmani: Thaçin askush s’duhet ta quajë “zagar të amerikanëve”, ai ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike

Duke folur për situatën në Kosovë, “Der Spiegel” ka pyetur Osmanin nëse ka ardhur koha që Kosova të emancipohet nga SHBA-ja, në një kohë kur “presidenti Thaçi, shpeshherë i shpotitur si zagar në prehër të amerikanëve, gjendet në burg në Hagë.”
Si përgjigje, Osmani ka thënë se askush s’do të duhej ta quante Thaçin të tillë, ndërsa ka shtuar se raportet me SHBA-në nuk varen nga personeli politik.
“Përkundër krejt diferencave politike që mund t’i kemi pasur me Thaçin, askush nuk do të duhej ta quante atë ‘zagar të amerikanëve’. Thaçi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike. Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në: ato nuk varen nga personeli udhëheqës politik. Ato janë një lidhje e veçantë, që na mbajnë bashkë. Ne nuk e harrojmë rolin e amerikanëve në Kosovë në vitet 90-të”, ka thënë ajo.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

