Në ditën Botërore të Autizmit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se kjo ditë është një mundësi për ta promovuar ndërgjegjësimin për autizmin, për t`i sfiduar stereotipet dhe stigmat dhe për t`i mbështetur personat me autizëm dhe familjet e tyre.
Presidentja ka deklaruar se të gjithë personave me autizëm duhet t’i japim mbështetje.
“Në këtë ditë, ne duhet ta promovojmë mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen për personat me autizëm, sikurse edhe t`i japim mbështetje perspektivës unike të tyre për botën”, ka pohuar presidentja Osmani.





