LAJME

Osmani takon zyrtaren amerikane, flasin për avancimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve

Osmani takon zyrtaren amerikane, flasin për avancimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2025, 21:10

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Preseidencës bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, u diskutuan zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së gjatë vitit 2025.

Në prag të vizitës së Zëvendës Sekretarit të Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, u diskutua për qëllimin e kësaj vizite, si dhe u fol për disa nga temat kryesore që do të trajtohen, njofton tutje Presidenca.

“Gjatë bisedës, Osmani dhe Prattipati theksuan rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e vazhdimit të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika