Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Forumin Europian Alpbach, më 25.08.2025 u takua me gjeneratën e të rinjve shqiptarë në Austri.
Osmani takon të rinj shqiptarë në Austri: Ata kanë një të përbashkët – dashurinë për Kosovën

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se këta të rinj kanë të përbashkët dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë.
“Një gjeneratë që nuk njeh kufij! Pasdite e bukur në zemër të Alpeve austriake, mes të rinjve të jashtëzakonshëm shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach. Të gjithë kanë një të përbashkët: dashurinë për vendin dhe vendosmërinë për ta bërë Kosovën më të mirë”, -shkruan Osmani në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

