Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Bëhet e ditur se Osmani i uroi mirëseardhje dhe sukses ambasadorit Orav përgjatë mandatit të tij, teksa u ritheksua përkushtimi dhe angazhimi i vazhdueshëm i Kosovës drejt BE-së.
“Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së”, thuhet në komunikatë.





