LAJME

Osmani takon shefin e EULEX-it, flasin për sigurinë në vend

Osmani takon shefin e EULEX-it, flasin për sigurinë në vend
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Mars 2022, 19:44

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend si dhe situatën e sigurisë.

Osmani vlerësoi bashkëpunimin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në fushën e sigurisë si dhe në parandalimin e destabilizimit të vendit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj për angazhimin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e luftimit të dhunës ndaj grave si dhe fushat e tjera të parapara në mandatin e këtij misioni.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika