LAJME

Osmani takon Scholzin e Macronin, flasin pë zhvillimet e fundit në Kosovë

Osmani takon Scholzin e Macronin, flasin pë zhvillimet e fundit në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Qershor 2023, 17:53

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në llogarinë e saj në Tëitter, Osmani ka bërë të ditur se me dy liderët evropianë kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Në kuadër të vizitës së saj në Moldavi, ajo e ka takuar edhe Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, si dhe për përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”.

Këtë takime ajo i ka zhvilluar në Kishinau të Moldavisë, ku po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika