LAJME

Osmani takon presidentin malazez në kuadër të Samitit për Ukrainën

Osmani takon presidentin malazez në kuadër të Samitit për Ukrainën
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2024, 12:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Zvicër ku do ta përfaqësojë vendin në Samitin e Paqes për Ukrainën.Në kuadër të samitit, Osmani ka takuar presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, me të cilën ka biseduar për koordinimin në mbrojtjen e paqes.

“Në kuadër të Samitit të Paqës për Ukrainën, me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatović diskutuam për rëndësinë e aleancave dhe koordinimit në mbrojtje të demokracisë dhe paqes”, ka shkruar Osmani në Facebook./KALLXO,COM

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika