Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian, në Budapest, ka njoftuar se ka takuar sot presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian dhe sfidat në këtë rrugë.
“Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avansimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë”, ka shkruar Osmani.





