LAJME

Osmani takon mërgatën në ShBA: Mbrëmje madhështore, ashtu siç është lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës

Osmani takon mërgatën në ShBA: Mbrëmje madhështore, ashtu siç është lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Shtator 2024, 09:49

Presidentja Vjosa Osmani është takuar dje me mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë qëndrimit në New York.

Osmani e ka cilësuar këtë si një mbrëmje madhështore, “ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës”, raporton Express.

Ky takim është organizuar nga shoqatat shqiptare atje.

“Një mbrëmje madhështore në mesin e mërgatës sonë dje, ashtu siç është edhe lidhja ndërmjet Kosovës dhe Amerikës!  Faleminderit Shoqatës ‘Ulqini’ dhe të gjitha shoqatave të tjera pjesëmarrëse për organizimin”, ka shkruar Osmani, teksa ka publikuar edhe pamje nga takimi.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika