LAJME

Osmani takon Majlinda Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë çdo ditë

Osmani takon Majlinda Kelmendin: Vazhdon të na frymëzojë çdo ditë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2025, 22:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në Presidencë kampionen e parë olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendi.

Osmani tha se Kelmendi na bën krenarë në arenën botërore dhe vazhdon t’i frymëzojë çdo ditë jo vetëm qytetarët e Kosovës, por miliona sportistë në botë.

“Sot në Presidencë me kampionen e parë olimpike të Kosovës dhe kampionen e përhershme të zemrave tona, Majlinda Kelmendi”.

“Një emër që na bën krenarë në arenën botërore dhe që vazhdon të na frymëzojë çdo ditë, jo vetëm secilin qytetar të Kosovës, por edhe miliona sportistë botërorë”, shkroi presidentja Osmani.

Ajo theksoi  se Kelmendi është një shembull që duhet ndjekur me punën dhe përkushtimin e pashoq, e cila e ngriti flamurin e Kosovës në piedestalin më të lartë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika