Gjatë qëndrimit në Uashington D.C., presidentja Vjosa Osmani është takuar me kongresistin Gary Palmer me të cilin mes tjerash diskutoi për sfidat e sigurisë në Kosovë.
Osmani tha se bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Ajo theksoi edhe njëherë se SHBA-të janë aleati kryesor i Kosovës.
“Zhvillimi ekonomik, stabiliteti dhe siguria e qëndrueshme, janë jo vetëm në dobi të Kosovës, por edhe të vet SHBA-ve, si aleati ynë kryesor që na ka përkrahur në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë. Me Kongresistin Gary Palmer, diskutuam për sfidat e sigurisë në vendin tonë dhe përtej. Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook..