- Reklama -

Osmani takon komandantin e NATO-s, ia përmend sulmin në Banjskë e në Ibër-Lepenc

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta e NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, me rastin e marrjes së detyrës së tij në krye të një prej komandave më të rëndësishme strategjike të Aleancës Veriatlantike.

Në një komunikatë për media nga presidenca bëhet e ditur se Osmani përveç urimit, ka shprehur besimin e saj të plotë në lidershipin e tij dhe në rolin kyç, që sipas saj, kjo komandë luan për sigurinë euroatlantike, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

- Reklama -

Në këtë frymë, komunikata thekson se Osmani ka potencuar rreziqet nga aktet destabilizuese të Serbisë dhe mungesën e llogaridhënies nga ana e saj për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it, sulmin terrorist, respektivisht agresionin në Banjskë dhe sulmin kinetik në kanalin Ibër-Lepenc.

 “Gjatë takimit, Presidentja Osmani ritheksoi mirënjohjen e Republikës së Kosovës ndaj NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin vendimtar dhe të pazëvendësueshëm që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë në garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë që nga viti 1999.  Në këtë kontekst, Presidentja shprehu vlerësim të veçantë për misionin e KFOR-it, si forcë e besueshme parandaluese dhe garantuese e sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim. Presidentja Osmani konfirmoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit me KFOR-in he theksoi se Kosova mbetet një partner i besueshëm, i aftë dhe kontribuues për sigurinë dhe stabilitetin rajonal, e përkushtuar fuqishëm ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Presidenca.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort