Home LAJME Osmani takon kancelarin Kurz, ky përmend dialogun dhe i premton përkrahje Kosovës

Osmani takon kancelarin Kurz, ky përmend dialogun dhe i premton përkrahje Kosovës

0
Osmani takon kancelarin Kurz, ky përmend dialogun dhe i premton përkrahje Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me kancelarin austriak, Sebastian Kurz.

Këtë e ka bërë të ditur vet kancelari Kurz me anë të një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.

Kurz ka premtuar se Austria do ta vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën dhe integrimin evropian të Ballkanit.

Kurz nuk e ka lënë pa përmendur as dialogun me Serbinë, që sipas tij është e vetmja formë për stabilitet në rajon.

Diskutim shumë i mirë me presidenten Vjosa Osmani. Austria do të vazhdojë mbështetjen e saj për Kosovën dhe bën thirrje për integrimin evropian e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Dialogu dhe komunikimi i drejtpërdrejtë duhet të jenë themeli i stabilitetit në rajon”, ka thënë ai në këtë postim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here