LAJME

Osmani takon Hovenierin: Masat e BE-së të padrejta dhe duhet të largohen

Osmani takon Hovenierin: Masat e BE-së të padrejta dhe duhet të largohen
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Maj 2024, 21:28

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Zhvillimet e fundit në vend ishin në fokus të diskutimit, me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”, thuhet në njoftimin e Presidences së Kosovës.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit  Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika