LAJME

Osmani takon homologun e saj finlandez, flasin për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

Osmani takon homologun e saj finlandez, flasin për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2024, 14:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Presidentja, e cila ka njoftuar se me Stubb, ka folur për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.

“Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik.”, thuhet në postimin  e saj, në facebook.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika