LAJME

Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikan: Kosova e përkushtuar për të thelluar aleancën me SHBA-të

Osmani takon delegacionin e senatorëve amerikan: Kosova e përkushtuar për të thelluar aleancën me SHBA-të
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shkurt 2025, 11:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Mynih ka takuar delegacionin e senatorëve amerikan.

Presidentja u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë.

“Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika