LAJME

Osmani takon ambasadorin e Turqisë, e falënderon për ndihmën ndaj Kosovës

Osmani takon ambasadorin e Turqisë, e falënderon për ndihmën ndaj Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2021, 16:11

Ushtuesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë Cagri Sakar.

Osmani dhe Sakar, diskutuan për raportet bilaterale mes dy shteteve, duke potencuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe raportet e mira mes shteteve.

Ajo i shprehu falënderime diplomatit turk për ndihmën e ofruar ndaj Kosovës sidomos gjatë pandemisë.

E para në detyrë e shtetit theksoi se Turqia po ashtu ka dhënë ndihmë të madhe në trajtimin e pacientëve në faza të ndryshme që ka qenë ndihmë e madhe për Kosovën.

Në anën tjetër ambasadori turk e ka uruar ushtruesen e detyrës së presidentes për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke konstatuar se vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i qartë dhe se i njëjti duhet të jetësohet përmes krijimit të institucioneve të reja.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika