Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi të enjten një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, gjatë të cilit u trajtuan zhvillimet aktuale në vend dhe tema të tjera me interes të përbashkët.
Osmani takoi Prattipatin, diskutuan zhvillimet e fundit politike

Siç bën të ditur Presidenca, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë te rëndësia e përmbylljes së proceseve kushtetuese në përputhje të plotë me kushtetutën.
Sipas njoftimit, presidentja Osmani gjithashtu ripotencoi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet jetik dhe i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Numërohen 70% e votave, këta janë kandidatët më të votuar në katër subjekte politike

Në maj 2026, çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 6.8% krahasuar me majin 2025

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

