LAJME

Osmani takohet me presidentin e Estonisë, diskutojnë për sfidat e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit

Osmani takohet me presidentin e Estonisë, diskutojnë për sfidat e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Shkurt 2025, 08:44

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar në Mynih, në margjinat e Konferencës së Sigurisë, me presidentin e Estonisë, Alar Karis.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në takim është diskutuar për “partneritetin dypalësh dhe sfidat e përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”.

“Mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika