Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim në Itali me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Antonio Tajani, për të diskutuar fushat kryesore të bashkëpunimit dypalësh dhe perspektivat evropiane të Kosovës, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë.
Bëhet e ditur se takimi është pjesë e strategjisë së re, më të strukturuar dhe afatgjate të politikës së jashtme italiane që qeveria e tyre po zbaton në Ballkanin Perëndimor, në përputhje me angazhimin afatgjatë të Italisë për arritjen e stabilitetit, sigurisë dhe integrimit të të gjashtë vendeve të rajon brenda Bashkimit Evropian.
Rreth takimit me Osmanin, Tajani e ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij në Twitter.





