LAJME

Osmani takohet me kryeministrin e Singaporit

Osmani takohet me kryeministrin e Singaporit
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Nëntor 2023, 15:34

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong, gjatë punimeve të Forumit ‘Ekonomia e Re’ të organizuar nga Bloomberg.

Osmani ka shkruar se në takim me Loong ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe përpjekjeve për një të ardhme të qëndrueshme.

“Theksova rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe përpjekjeve të përbashkëta për një të ardhme më inovative dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani në platformën ‘X’.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika