Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, gjatë vizitës së saj në ShBA.
Osmani tha se takimi me Glavchevin, në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin mes Kosovës dhe Bullgarisë por edhe angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.





