LAJME

Osmani takohet me homologun nga Bullgaria, flasin për masat e rrugën euroatlantike të Kosovës

Osmani takohet me homologun nga Bullgaria, flasin për masat e rrugën euroatlantike të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2025, 09:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Riad me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Atë e ka quajtur mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave euroatlantike, derisa kanë diskutuar për largimin e masave ndaj Kosovës dhe avancimin e aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.

“Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit europian dhe euroatlantik”- ka shkruar Osmani.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika