LAJME

Osmani takohet me ambasadorin britanik, diskutohet bashkëpunimi bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar

Osmani takohet me ambasadorin britanik, diskutohet bashkëpunimi bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Tetor 2024, 09:53

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Takimi u zhvillua gjatë ditës së djeshme në Presidencë.

Osmani dhe Hargreaves, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

E para e shtetit të Kosovës, vuri në pah rëndësinë e forcimit të mëtejmë të raporteve të ndërsjella dhe koordinimit të vazhdueshëm për të adresuar sfidat e përbashkëta.

“Në takim, u diskutua edhe rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes, mbrojtjes dhe ekonomisë”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika