Home LAJME Osmani: Takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për Kosovën

Osmani: Takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për Kosovën

0
Osmani: Takimet intensive në Bruksel sollën rezultate konkrete për Kosovën

Një ditë pasi u bë publike se në fund të janarit do të hiqen masat e fundit ndëshkuese ndaj Kosovës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar liderët e Bashkimit Evropian për përkrahjen e tyre.

Të mërkurën në mbrëmje, Osmani bëri të ditur se në përfundim të Samitit BE–Ballkani Perëndimor është marrë vendimi që të gjitha masat e vendosura ndaj Kosovës të hiqen.

Ajo sqaroi se një pjesë e tyre hiqet menjëherë, ndërsa pjesa tjetër do të hiqet në fund të janarit.

“Takimet intensive gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel sollën rezultate konkrete për vendin tonë. Më në fund u mor vendimi që të hiqen masat e padrejta të vendosura ndaj Kosovës. Falënderoj përzemërsisht liderët e Bashkimit Evropian, si dhe të gjithë partnerët tanë, për vlerësimin e angazhimit të palodhur të Kosovës,” shkruan Osmani në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here