LAJME

Osmani: Synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO

Osmani: Synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Korrik 2023, 22:24

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Theo Francken.

Sipas komunikatës Presidencës, Osmani falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e Belgjikës në misionin e NATO-s dhe partneritetin e saj me Kosovën, derisa tha se synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar se synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO dhe se këta hapa kontribuojnë në stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonit”, thuhet në njoftim.

Sipas Presidentes Osmani, Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve të saj si partnere në promovimin e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga Theo Francken.

Presidentja Osmani falënderoi për mbështetjen dhe përkushtimin e Belgjikës në misionin e NATO-s dhe partneritetin e saj me Kosovën.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar se synimi i Kosovës është që anëtarësimi në Partneritetin për Paqe t`i paraprijë atij në NATO dhe se këta hapa kontribuojnë në stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonit.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika