LAJME

Osmani: Sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore, aq më e fortë demokracia

Osmani: Sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore, aq më e fortë demokracia
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Tetor 2025, 10:30

Ka votuar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën.

Pas hedhjes së votës, ajo ka thënë se sa më masive të jetë dalja në votim, aq më e fortë është demokracia në vend.

“Është ditë e rëndësishme për demokracinë tonë dhe sa më masive pjesëmarrja në procese zgjedhore aq më e fortë do jetë demokracia jonë. Shpresoj që ky do jetë proces me rezultat në të mirën tonë… Është shumë me rëndësi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe përmes saj të vendosin për shërbimet që do t’i shfrytëzojnë dhe mënyrën si do udhëhiqen komunat e tyre”, ka thënë ajo./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika