Home LAJME Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës

Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës

0
Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të stafit të kongresit amerikan, organizuar nga Atlantic Council.

Osmani  me delegacionin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, marrëdhëniet strategjike me ShBA-të si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme dhe bipartizane nga Kongresi Amerikan, duke theksuar rolin jetik të dy dhomave të Kongresit për paqen, sigurinë dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Derisa, presidentja theksoi se roli i ShBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, për paqen, lirinë dhe shtetndërtimin.

Ajo nënvizoi përkushtimin e Kosovës për paqe si dhe për anëtarësimin në NATO dhe BE, duke e cilësuar integrimin euro-atlantik si një hap kyç për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, në rajon si dhe në të gjithë kontinentin evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here