LAJME

Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të tilla, të qëndrojmë të bashkuar

Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të tilla, të qëndrojmë të bashkuar
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Dhjetor 2024, 22:25

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit në Gjermani, ku një makinë përplasi një turmë njerëzish, teksa mediat gjermane raportuan për 11 persona të vdekur, me 60 deri në 80 njerëz të lënduar.

Osmani përmes një postimi në X, ka thënë se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë.

“Sulmi shkatërrues në Magdeburg është një kujtesë e ashpër e kërcënimeve me të cilat përballemi dhe forcës që duhet të tregojmë në kohë tragjedie. Zemrat tona dhembin për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që janë prekur. Përballë tragjedive të tilla, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të riafirmojmë humanizmin tonë të përbashkët. Populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Gjermanisë!”, ka shkruar e para e vendit.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika