Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin, po përpiqet të kryejë gjenocid ndaj popullit ukrainas dhe sipas saj, pretendimet për “denazifikim” kanë për qëllim shkatërrimin e Ukrainës.
Në një intervistë për mediumin britanik “HuffPost”, Osmani kujtoi kohën e luftës në Kosovës, duke përmendur vrasjet dhe dhunimet e kryera nga forcat serbe.
“Është absolutisht e tmerrshme për tërë popullin e Kosovës t’i shoh këto pamje, që na i kthen përjetimet personale. Në Ukrainë po shohim gra duke u dhunuar, civilë të vrarë, fëmijë gjithashtu të vrarë, njerëz të larguar me forcë, është me të vërtetë e dhimbshme”, deklaroi Osmani.





