LAJME

Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së ShBA-së, Anu Pratipatti

Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së ShBA-së, Anu Pratipatti
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2025, 19:19

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Anu Pratipatti.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë hapat tutje drejt konstituimit të Kuvendit të ri të Republikës së Kosovës dhe hapat e mëtejmë institucional në përputhje me Kushtetutën.

“Presidentja e njoftoi znj. Pratipatti për letrën e saj drejtuar deputetëve lidhur me hapat e ardhshëm për krijimin e institucioneve të reja, në funksion të garantimit të stabilitetit dhe funksionalitetit demokratik të shtetit. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë bilateral me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneri më i rëndësishëm strategjik i Republikës së Kosovës. Me këtë rast, u diskutua gjithashtu edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, gjë që përfundimisht kontribuon edhe në forcimin e paqes e stabilitetit në rajon”, njofton tutje Presidenca.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua edhe për dy njohjet e reja, respektivisht njohjen nga Kenia dhe Sudani, gjë që u mirëprit si një zhvillim i rëndësishëm drejt fuqizimit të mëtejshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Presidentja Osmani dhe znj. Pratipatti riafirmuan përkushtimin e përbashkët për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika